Ditën e djeshme, një shtetas grek 48-vjeç, ka humbur jetën ne jug të Shqipërisë, ndërsa po përgatitej të largohej drejt Greqisë.
Burime policore bëjnë me dije se viktima, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, ndodhej në vendin tonë së bashku me disa persona të tjerë, me të cilët ushtronte aktivitet tregtar.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, grupi i përkiste komunitetit rom dhe merrej me tregtinë e sendeve të kuzhinës, duke lëvizur në qytete të ndryshme.
Ditët e fundit ata mësohet se kishin qenë në Fier, ndërsa një ditë më parë në Konispol, nga ku planifikonin të largoheshin përmes pikës kufitare të Qafë Botës drejt Greqisë.
Para se të niseshin, 48-vjeçari është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë. Kanë qenë shokët e tij ata që e kanë gjetur dhe më pas kanë njoftuar autoritetet, duke dhënë edhe dëshmitë përkatëse për policinë.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës, si dhe nga deklarimet e personave që e shoqëronin, mësohet se viktima vuante prej vitesh nga diabeti, çka ngre dyshime se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
