U mor zyrtarisht i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Ditën e djeshme, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Akuzat do t’i komunikohet sot, ndërsa avokatët dhe Veliaj, janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranë, do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me Prokurorët e Posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK, do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme, apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ditën e djeshme, u mor i pandehur dhe iu komunikuan akuzat dhe biznesmenit Abule.


Shtuar 23.07.2025 08:11