U mbyt teksa po lahej në lumin Buna, Policia nis kërkimet me varkë e polumbarë për trupin e 13-vjeçares

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 13-vjeçares e cila u mbyt teksa lahej me familjen në lumin Buna.

Një ekip polumbarësh po vijon kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Sipas korespondentit të “Panorama.al”, e mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

Burimet thanë se papritur, vajza e vogël ka humbur jetën teksa lahej në lumë.


Shtuar 27.07.2021 19:08