Trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt mesditën e sotme në Lagunën e Patokut është gjetur nga polumbarët pas disa orësh kërkime.
I riu është mbytur pas i u fut me bashkëmoshatarin e tij për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën e Patokut me detin.
16-vjeçari tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.