Është gjetur trupi i 65-vjeçarit, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte 2 muaj më parë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, njofton policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të datës 17 dhjetor 2023. Shtetasi H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, teksa peshkonte e në bregun e lumit Buna në Shkodër, rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit. Pas dy muajsh është bërë e mundur dhe gjetja e trupit të tij.