U mbyt në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistë/ Qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, Rama: I paharruar

Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin e anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili u mbyt më datë 8 korrik teksa shpëtoi dy turistë të huaj.

Vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes Anamali, ku dhe e ka cilësuar 51-vjeçarin “Dëshmor të Atdheut”.

“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT”, ka shkruar Rama krahas një fotoje të kapitenit, ndërsa shkruan më tej se ai sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve.

“I paharruar, Kapiten Arbeni”, shkruan Rama.

 

 

“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës💔 I paharruar, Kapiten Arbeni🙏”, shkruan Rama.