U mbyt dhe u hodh në rezervuar/ Gjykata merr vendimin për vrasjen e Martin Çeços, ja me sa vite burg u dënuan personat e përfshirë

Vrasja e Martin Çeços, është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.

Prokuroria ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Gjykata ka dhënë këto dënime:

Valter Mollaj: 25 vjet burg

Edlir Mollaj: 23 vjet burg

Martina Pajollari: 20 vjet burg

Blendi Angjo: 15 vjet burg

Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim.

Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.


Shtuar 11.02.2025 09:58