U mbajt në një pemë për 7 orë, shpëtohet nga rrëshqitja e dheut 10-vjeçari në Spanjë

Rrugët janë kthyer në lumenj dhe ujërat po fshijnë gjithçka në rrugën e tyre në motin e keq që po godet Spanjën. Një fëmijë është shpëtuar pasi u kap për tetë orë në një pemë për t’i shpëtuar rrëshqitjeve të dheut, të cilat kanë marrë jetën e pesë personave. Familja e djalit po qëndronte në shtëpinë e tyre të pushimit në Aldea del Fresno, në perëndim të Madridit, kur stuhia goditi të dielën.

Të frikësuar nga përmbytjet e shpejta, ata hipën në makinën e tyre të dielën vonë mbrëma, por shumë shpejt u përfshinë nga ujërat. Djali u gjet, i pisët dhe i mavijosur, por fatmirësisht i gjallë, të nesërmen në mëngjes – ashtu si nëna dhe motra e tij. Babai i tij është ende i zhdukur.

“Djali e kaloi natën duke u varur në një pemë”, u tha gazetarëve Isabel Díaz Ayuso, presidente e rajonit të Madridit, raporton Guardian.

Helikopterët u dërguan për të shpëtuar njerëzit që kishin kërkuar strehim në çatitë e shtëpive të tyre në rajonin e Toledos, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Madridit, thanë shërbimet e urgjencës.

Shërbimi meteorologjik spanjoll njoftoi se të dielën në rajon u regjistrua një reshje rekord prej 90 litrash për metër katror.


Shtuar 5.09.2023 16:44