U lodhët nga palestra? Zbuloni “sekretin” e francezëve për t’u dobësuar

Ky artikull është për të gjithë ata që janë shumë të mërzitur nga ushtrimet, por dëshirojnë të djegin kalori çdo ditë dhe të kenë një trup të shkëlqyer. Si t’ja bëjnë?

Ashtu si francezët, të cilët kanë pikërisht të njëjtin problem: nuk u pëlqen të kalojnë kohë në palestër. Por si kanë trup të mrekullueshëm? Është shumë e thjeshtë. Sekreti qëndron në mënyrën e tyre të jetesës!

Pra, cili është stili i tyre i jetesës? Francezët ecin. Ata preferojnë të përshkojnë një distancë në këmbë sesa të marrin makinën e tyre. Ata përdorin shkallët në vend të ashensorit. Nëse distancat afër, do t’i shihni duke përdorur biçikletën e tyre dhe jo duke marrë një taksi.

Pra në përgjithësi, ata mund të mos hyjnë në palestër, por ushtrimet fizike i kanë vendosur në përditshmërinë e tyre. Ata ecin dhe e shijojnë atë, ngjiten e zbresin shkallët, ngasin biçikletë dhe sigurisht i shohin punët e shtëpisë si një mënyrë për të djegur kalori.

Nëse i merrni parasysh të gjitha këto në baza ditore, a e dini se sa kalori do të digjni dhe sa do të aktivizoni metabolizmin tuaj? Bëjeni në mënyrën franceze dhe do të habiteni nga rezultati


Shtuar 3.01.2022 11:27