U kërkua dëshmia e tij për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, reagon Ramazan Rraja

Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushe Krujës.

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim”, tha Rraja për News 24.

Më herët u raportua se policia kërkoi marrjen e dëshmisë së Ramazan Rrajës, Endrit Dokles dhe një numri të madh personash të tjerë me aktivitet në zonën e Niklës, në lidhje me atentatin me tre të vdekur fundjavën e kaluar në Fushë Krujë.

Po ashtu është kërkuar marrja në pyetje edhe e Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit si edhe e nipit të ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, të cilët u vranë te mbikalimi i Fushë Krujës nga një skudër komando, me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve.