U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, arrestohen dy persona në Durrës

Polcia e Durrësit ka kapur në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh dy persona, të cilët janë vënë në pranga.

Të arrestuarve u janë sekuestruar edhe disa celularë të dyshuar të vjedhur.

Shtetasve E.SH, 33 vjeç dhe S.R, 40 vjeç, u janë zbardhur dhe dokumentuar edhe vjedhjet në 3 banesa gjatë 2 muajve të fundit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, vihen në pranga 2 shtetas dhe u sekuestrohen disa celularë, të dyshuar të vjedhur.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhjet në 3 banesa të ndryshme, të kryera po nga këta bashkëpunëtorë, gjatë 2 muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com