U kapën me “të kuqe”, gjykata franceze dënon 3 shqiptarët

Gjykata franceze ka dënuar tre shqiptarë para pak ditësh me akuzën për trafikim droge.

Ata janë arrestuar në nëntor, pas një hetimi disa mujor, pasi policia ishte duke ndjekur një nga anëtarët.

Sipas mediave franceze, shqiptarët janë kapur me 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në makinë, duke ardhur nga Rotendami.

Gjatë kontrollit fizik të shtëpitë e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan sasi të ndryshme droge.

 

Ata i mohuan akuzat për kultivim droge, megjithatë gjykata franceze ka dënuar organizatorin me 8 vite burg, ndërsa njëri nga bashkëpunëtorët me 5 vite burg dhe tjetrin me 2 vite. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 15:08