Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, disa javë më parë, kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK. Këtë të martë, përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para Gjykatës.
Përfaqësues të kompanisë sqaruan para togave të zeza procedurat që ndiqen në portin e Durrësit, duke shtuar se kontenierët nga Eukadori janë me rrisk të lartë. Sipas tyre vendosen në shesh të vecantë me mbikëqyrje të lartë, ndërsa në këtë rast është vendosur tek sheshi i kontejnerëve të zakonshëm, pa risk, si ata të Kinës.
Në Gjykatën Posaçme të Apelit mbërritën 12 të arrestuarit e anijes Wnistream, të cilëve me kërkesë të SPAK iu janë bllokuar edhe pasaportat. Lala tha se 4 rusë, 1 ukrainas dhe 7 filipinezë kërkojnë kanë kërkuar kthimin e pasaportave dhe celularëve.
Kujtojmë se anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.
Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.