Dy punonjës të policisë në Vlorë janë pezulluar, pasi u kapën duke u puthur në makinë.
Vendimi erdhi pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën u shfaqen të dy punonjësit e policisë, në automjetin e shërbimit, duke u puthur.
Jy rast përbënte një shkelje në Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë./albeu.com/