U kap në “shtëpinë e barit” në Angli, ky është 27 vjeçari shqiptar (FOTO LAJM)

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike pasi në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.

Shtetasi i identifikuar si Gani Muca, jetonte në një dhomë  në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë paundëve.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

 

 

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Martin Morrow, avokati i tij tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.


Shtuar 28.07.2021 19:22