Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e forcave RENEA Remal Rada, që u kap me snajper në makinë një vit më parë në rreth rrotullimin e Saukut.
Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s.
Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar.
Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi në makina iu gjet nja snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.
Rada ishte larguar nga RENEA , ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete).