Një shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg në Itali. Ai ishte kapur me 45 kg kokainë dhe me 404 mijë euro cash nga autoritetet italiane.
46-vjeçari ishte arrestuar më 14 maj të vitit 2022 në Reggio Emilia, ndërsa vendimi u mor më datë 26 maj të këtij viti. Bashkë me të janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.
Shqiptari u ndalua nga policia rrugore e qytetit për kontroll rutinë, ku u gjetën 2.2 kg kokainë dhe 17 mije euro cash të fshehura në një fener të makinës.
Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 3 valixhe me 43 kg kokainë dhe 387 mijë euro cash.