Policia ka arrestuar H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi: A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com