Selman Sajçi, 53-vjeçari nga Kosova që u arrestua në Portin e Durrësit një ditë më parë me arsenal armësh duke hyrë në Shqipëri, ka deklaruar në polici se nuk ka patur qëllime kriminale.
Klan News raporton se 53-vjeçari ka thënë në dëshminë e tij që armën e gjahut e kishte për përdorim personal për gjueti.
Ndërsa snajperin, sipas dëshmisë së tij në polici, do ta përdorte në poligon për t’u stërvitur.
Në automjetin e tij u gjetën 3 armë zjarri dhe mbi 1300 fishekë luftarakë dhe 800 për armë gjahu. Pasi kaloi për kontroll në vijën e dytë, uniformat blu zbuluan një pistoletë, një snajper dhe një armë gjahu.