Është shtyrë seanca ndaj Nazif Ajrofskin, shoferit nga Maqedonia i cili u kap me 324 kg kokainë në 18 qershor në Portin e Durrësit.
Nuk dihen shkaqet se pse seanca është shtyrë për një moment të dytë.
Kujtojmë se droga u gjet e ndarë në pako e fshehur brenda një kamioni që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.
Në momentin e arrestimit, Nazif Ajrofski nuk ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.
Mësohet se kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh në momentin kur u zbuluan.
Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.