U hodhën nga shkëmbi në det, plagosen dy të miturit në Himarë, njëri tentoi të shpëtonte shokun

Dy të mitur janë lënduar në Himarë, pasi u hodhën nga një shkëmb në det.

Fillimisht, një 16-vjeçar është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit.

Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi, 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Shtetasi  16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi, 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Një nga shtetasitt ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi tjetër po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese.

 


Shtuar 15.08.2023 17:08