U hodh nga kati i tretë i spitalit, reagon stafi mjekësor ndaj 75-vjeçarit

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 75-vjeçarit, ku u hodh nga kati i tretë dhe për pasojë humbi jetën.

Ata janë shprehur se viktima ishte shtruar ditën e dielë dhe ishte me sëmundje kornike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial, ndërsa ka qenë gjatë gjithë kohës në montiorim.

Ndër të tjera, ata kanë thënë se ai nuk ka shfaqur asnjë problem të shëndetit mendor, teksa kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin maksimal ndaj tij.

Reagimi i plotë:

“Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.

Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial. Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe sigurojmë publikun se ekipi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin dhe kujdesin maksimal ndaj pacientit”.


Shtuar 12.02.2025 19:26