U hodh nga kati i tretë i një pallati, ndërron jetë 70-vjeçari në Korçë

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korcë ku një i moshuar është vetë hedhur nga kati i tretë i një pallati ku fatkeqësisht ka ndërruar edhe jetë.

Sipas policisë 70-vjecari jetonte vetëm, ndërsa incidenti ka ndodhur rreth orës 7:40.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim policie

Më datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 08:04