U godit nga tërmeti 7.7 ballë, Mianmari shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Mianmari shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të magnitudës 7.7 ballë që solli shkatërrimin e shumë banesave mëngjesin e sotëm.

Epiqendra ishte 16 km në veri-perëndim të qytetit të Sagaing, në një thellësi prej 10 km, duke dërguar lëkundje të forta që u ndjenë deri në Kinën jugperëndimore dhe Tajlandë.

Të paktën 43 punëtorë ndërtimi janë zhdukur pasi një ndërtesë e papërfunduar shumëkatëshe u shemb qindra milje larg në Bangkok.

Shifrat e viktimave në Mianmar janë të paqarta.

Tërmeti goditi afër Mandalay, i cili është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit me një popullsi prej rreth 1.5 milion njerëz.

Dymbëdhjetë minuta pas tërmetit të parë që goditi, një tjetër me magnitudë 6.4 ballë dhe epiqendër 18 km goditi në jug të Sagaing.

Mianmari ka qenë në trazira politike që kur një junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti të vitit 2021.

Shteti kontrollon pothuajse të gjitha radiot lokale, televizionet, mediat e shkruara dhe online, dhe përdorimi i internetit është i kufizuar në vend, gjë që shpesh e bën aksesin në informacion të vështirë


Shtuar 28.03.2025 12:46