U gjetën të pajeta në banesë, djali i të moshuarës së paralizuar tregon telefonatën e fundit. Si refuzoi e bija të shtronte në spital nënën

Eleni dhe Ornela Vangjeli u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Korçë ditën e djeshme.

Nënë e bijë prej disa ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmeve të tyre.

Mësohet se ishte djali i të moshuarës së paralizuar ai që bëri denoncimin në polici.

Ai tha se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij.

“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur ai.

Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe kjo e kishte detyruar të bijën që ta çonte në spital. Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që nëna të shtrohej, por e bija nuk kishte pranuar. Në rrethana ende të paqarta, të dyja, nënë e bijë janë gjetur të pajeta, ndërsa dyshohet se vdiqën për shkaqe natyrale./albeu.com

 


Shtuar 2.02.2024 13:02