Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.
Por sipas burimeve nga grupi hetimor, zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit, dyshohet se është i qëllimshëm dhe ngjarja dyshohet të jetë kriminale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.
Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta Teço, u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.