Pasditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ku dhe jetonte i vetëm në qytetin e Korçës.
70-vjeçari me iniciale N. K., jetonte i vetëm dhe se është gjetur i vdekur rreth pasdites së sotme ndërsa dyshohet të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.