37-vjeçarja u gjet e vdekur në kanal, zbulohen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 37 vjeçares, Leze Qosaj, trupi i së cilës u gjet i pajetë në një kanal pranë Bypass-it të Shkodrës.

Më herët u raportua se 37 vjeçarja ishte dhunuar dhe më pas ishte braktisur në kanal, por pas këqyrjes paraprake, ekspertët dolën në përfundimet se viktima nuk ishte dhunuar por shenjat ishin shkaktuar nga dekompozimi i trupit të saj.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj./albeu.com


Shtuar 31.05.2022 20:57