AMP ka arrestuar Inspektorin K.K., me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, pas dyshimeve për përfshirje në veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi erdhi si rezultat i pamjeve të transmetuara në një emisionin investigativ ku një shtetas i paidentifikuar i ofronte Inspektorit K.K. shumën prej 10,000 lekësh të reja në këmbim të një kalimi të lehtësuar nëpërmjet aeroportit.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, kur shtetasi në fjalë paraqiti dokumentacionin e udhëtimit pranë punonjësit tjetër të policisë, Inspektorit E.L., i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e udhëtimit.
Edhe ndaj këtij të fundit janë nisur hetime në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.