Dyshja Briseida dhe Jori nuk arritën të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave, pasi u eliminuan pas katër ditësh qëndrimi në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother VIP. Sipas rezultateve të televotimit, publiku vendosi që ata të mos kalonin në shtëpinë kryesore, ku ndodhen personazhet e njohur.
Megjithatë, Briseida dhe Jori shprehën publikisht pakënaqësitë e tyre, duke akuzuar produksionin për manipulim të rezultateve. Në një deklaratë të fortë, ata i bënë thirrje shqiptarëve të mos votojnë, duke e konsideruar procesin të paracaktuar nga produksioni.
“Nuk kishte lidhje fare realiteti me çfarë shihje në TV. Publiku nuk vendos asgjë, çdo gjë është në dorën e produksionit. Mos harxhoni lekët kot për votime, sepse në fund shpëton apo eliminohet ai që ata duan,” deklaroi çifti.
Gjithashtu, ata e cilësuan formatin si një lojë të kontrolluar, ku pjesëmarrësit trajtohen sipas skenarëve të produksionit: “Është thjesht një turp i madh. Produksioni të mëson çfarë të thuash dhe çfarë të bësh. Populli është i zgjuar dhe e kupton këtë,” thanë Briseida dhe Jori, duke shtuar se janë të kënaqur që përjetuan këtë eksperiencë, pavarësisht padrejtësive të përjetuara.