Qyteti i Shëngjinit është tronditur ditën e sotme, pasi është ekzekutuar në lokalin e tij “Coral’ në mes pedonale biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ardian Nikulaj, u ekzekutua nga një person që ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforishent dhe e ka qëlluar dy herë me psitoletë dhe është larguar me motor.
Të lidhura
None found
Ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë nën administrim kamerat dhe po punon për kapjen e autorëve.
“Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kush është Ardian Nikulaj?
Ardian Nikulaj është një personazh i nohur në zonën e veriut. Ai ka qenë i dënuar dy herë, në vitin 2003 u dënua me katër muaj për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2006-të për falsifikim.
Gjithashtu Nikulaj ka ndërruar mbiemrin në vitin 2015-të, pasi më parë e ka patur Marku.

Ardian Nikulaj ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës në vitin 2021, nën siglën e Partisë Social Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.
Ai u akuzua në zgjedhjet e 25 prillit nga ish-kryeministri Sali berisha për blerje votasj.
Ndërkohë Nikluaj ishte kandiat sërish në këto zgjedhje për anëtar të Këshillit Bashkiak.
/AlbEu.com/
