Gjykata ka lënë në burg, 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës, Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika.
Ata vendosen te mos flisnin në seancën gjyqësore.
Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, u arrestuan në Dubai në muajin maj, por u ekstraduan më 19 qershor.
Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, u ekstraduan nga Dubai, ku u arrestuan disa ditë më parë me kërkesë të Interpol Tiranës.
Ata akuzohen nga SPAK dhe GJKKO,për vepra të rënda penale si vrasje dhe sigurim i mjeteve për të kryer vrasje.
Kush janë tre të ekstraduarit?
Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, ky i fundit i njohur edhe me identitetet Elkier Cërriku apo Ado Cërriku, të akuzuar për përfshirje në krime të rënda dhe përkrahje të të shumëkërkuarit në arrati Talo Çela, u rikthyen në pranga nga Dubai në Shqipëri.
Tre të dyshuarit si anëtarë të grupeve kriminale me bazë në Elbasan, mbërritën në Rinas nën masa të rrepta sigurie sic tregojnë këto pamje vetëm disa javë, pasi u arrestuan më 8 maj në Emiratet e Bashkuara, ku fshiheshin për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare.
Ervis Daka, sipas një një vendimi të Gjykatës së posacme që ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg, akuzohet se ka informuar personat që kanë tentuar të vrasin 28-vjeçarin Kei Piku për të gjitha lëvizjet e tij, si dhe ka siguruar kushtet për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë.
38-vjeçari gjithashtu akuzohet se ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela, në kërkim për një seri ngjarjes kriminale në Elbasan e jo vetëm.
Maksim Koçit, sipas vendimit të gjykatës akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjet e Klevis Kapllanit dhe të një tjetër personi.
Gjithashtu, sipas SPAK akuzohet se ka siguruar kushtet për vrasjen edhe të dy personave të tjerë.
Një tjetër akuzë ndaj tij, është dhe se ka ndihmuar të fshihet Talo Çelën.
Ado Xhika, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper në banesën e tij, ku ai arriti të mbijetojë.
40-vjecari dysohet se për 2 vjet ka ndihmuar Talo Çelën të fshihet, ndaj akuzohet për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Ekstradimi i tre të kërkuarve të drejtësisë shqiptare u realizua si vijim i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Edhe pse mungon një marrëveshje mes dy vendeve, Shqipëria ka arritur të ekstradojë disa të shumëkërkuar nga emirate e Bashkuara Arabe që për vite me radhë konsiderohej si strehë e sigurtë për ata që i shmangeshin drejtësisë.
Nga Dubai janë sjellë me pranga emra të njohur të botës së krimit, si Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Florenc Çapja, Armis Stafa dhe Dashnor Dumani, ky i fundit vëllai i Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë