U dhunuan nga fisi Rraja, Bilbil e Jashar Maja ankimojnë kundër vendimit të prokurorisë për lehtësimin e akuzës

Bilbil dhe Jashar Maja bëjnë zyrtarisht kanë ankimuar kundër vendimit të prokurorisë për ndryshim e veprës penale në plagosje e lehtë me dashje, për rastin e dhunës të fisit Rraja ndaj tyre.

Ata kërkojnë ndjekjen penale dhe dërgimin për gjykim të anëtarëve të fisit Rraja. Gjithashtu Bilbili dhe Jashari kanë bërë edhe dy kërkesa prokurorisë, si kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, në administrim të provave dhe kryerjen e një akti tjetër ekspertimi, duke konkluduar në kryerjen edhe të veprave të tjera penale në ngjarjen e datës 06/07/2023.

Në kërkesë ata shpjegojnë se nuk janë dakord me procesverbalin e firmosur para OPGJ dy ditë më parë dhe se e kanë firmosur pa pasur dijeni. Sot i kanë dërguar me postë prokurorisë akimimin dhe dy kërkesat.

 


Shtuar 14.09.2023 13:59