U dhunua për vdekje pasi u kap duke vjedhur 2 pula, vëllai i viktimës në Kuçovë: Ta zgjidhë drejtësia!

Shane Brisku, vëllai i Lefter Briskut i cili u dhunua barabrisht nga një i ri që e kapi duke vjedhur puna në shtëpinë e tij ka folur për mediet.

I vëllai, një javë pës dhunës humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërsa zoti Shane thekson se ja ka lënë drejtësisë që ta zbardhë ngjarjen.

‘Ne e kemi marrë vesh nga ora 9 e mëngjesit, ngjarja kishte ndodhur në mesnatë. Policia nuk na ka dhënë asnjë njoftim. E kemi marrë vesh nga televizioni. E shoqja nuk dinte gjë fare. Të nesërmen kemi shkuar në Tiranë. E pamë nuk reagonte. Se çfarë goditje kishte ne nuk e dimë. Nuk e zbuluam shumë. Meqë këtë punë e ka marrë policia do ta zgjidhë ajo me drejtësinë. Presim të vijë ajo me spitalin. Drejtësisë ja kam lënë, në dorë të atyre është. Mund të ketë qenë i pirë, ndoshta atë natë edhe mund të pirë çik më shumë “, tha ai për report tv.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit në Kuçovë, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula.

Në atë moment është kapur nga i riu Bjorsi Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.

Për ngjarjen, policia ka shoqëruar të riun që dhunoi barbarisht 54 vjeçarin. Ndaj tij rëndon vepra penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”./Albeu.com.


Shtuar 6.03.2023 13:57