U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-kryebashkiakun e Hasit

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikthyer për gjykim dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Hasit, Adem Lala. Në Apelin e GJKKO-së Lala u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në lidhje me privatizimin e një godine publike në Has, në shpërdorim detyre.

Pas rekursit të depozituar, Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit, i dhënë më datën 17 qershor 2021 dhe ta rikthejë për gjykim. Lala dhe një punonjëse e bashkisë u akuzuan në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lala u dënua përfundimisht me 8 muaj, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin e këtij dënimi, duke e konvertuar në një periudhë prove prej 1 viti e 4 muajsh.


Shtuar 22.05.2025 17:07