U dënua me 8 vite burg për trafik me Habilajt, gjykata lë fuqi vendimin për ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Astrit Kalaja (kryesues), Valbona Vata (anëtare) dhe Valbon Çekrezi (anëtar), sot më datë 23.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 27.04.2022, në ngarkim të ankuesit/të pandehurit Gj.K., me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka deklaruar fajtor të pandehurin Gj.K., për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shtuar 23.09.2022 12:29