U demaskua nga “Piranjat”, arrestohet pedofili nga Lezha

I skeduar nga policia për veprën penale të vjedhjes, personi ne video është identifikuar dhe arrestuar nga uniformat blu të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, pedofili që u demaskua në emisionin “Piranjat”.

Bëhet fjalë për Kristian Gjonin, që tashme do të hetohet nëse ka pasur raste të tjera të abuzimeve të tij. Ai ka qenë arrestuar dhe më parë, për vjedhje

 

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Piranjat”, në televizionin ABC News Albania, në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje shtetase 15 vjeçe dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se:

Pas publikimit të këtij rasti, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”, shtetasin K. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Tale, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Vijojnë hetimet për verifikimin dhe dokumentimin e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com

 


Shtuar 5.05.2022 10:30