U bllokua nga freza teksa punonte tokën, vdes 16-vjeçari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi mbeti i plagosur teksa po kryente punë bujqësore në Kroustas Lasithiou.

Sipas cretalive.gr adoleshenti kishte dalë në fushë me gjyshin e tij.

Në një moment, gjyshi është larguar nga vendi i ngjarjes për të pirë ujë. 16-vjeçari i është afruar makinës së mullirit dhe këmbët i janë bllokuar, duke shkaktuar lëndime të rënda.

Adoleshenti u transportua me ambulancë të EKAV-së në gjendje kritike. Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk ka arritur t’ia dalë./Albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 20:41