Ditën e djeshme, një çift të moshuarish përfunduan në spital pas sherrit që patën me njëri tjetrin me sende dhe objekte të forta.
Sot, policia bën me dije se ka arrestuar 78-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij është vënë nën hetim për dhunë në familje.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kishin goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., si dhe referuan materialet në Prokurori e nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. S., për veprën penale “Dhuna në familje”.