U asfiksuan brenda galerisë, momenti kur minatori niset me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

Ky është momenti kur një nga minatorët e asfiksuar në minierën e kromit në Martanesh është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se minatori ndodhet  jashtë rrezikut për jetën, por është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella bën me dije se deri tani në spital janë paraqitur 3 minatorë, të cilët kanë shfaqur shenja helmimi dhe asfiksimi nga gazi.

Mjeku tha gjithashtu se një nga minatorët është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në spital ushtarak drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

“Kanë mbërritur deri më tani 3 minatorë, që kanë shfaqur shenjat e helmimit nga gazi i dyoksidit të karbonit. Një në gjendje të rendë është nisur me helikopter në Tiranë”, tha mjeku.

Shyqeri Elezi, 52 vjeç është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës me helicopter. Murat Hidri dhe Ando Jauri 19 vjeç janë dy minatorët në gjendje më të mirë sesa Elezi. Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Peshkopisë, ndërsa tjetri po merr ndihmë në Spitalin e Bulqizës./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 14:09