“Kreu i klanit famëkeq “Duka” është arrestuar sot në Belgjikë, pasi prej tre vitesh ishte shpallur në kërkim.
37-vjeçari Leonard Duka fshihej në një banesë private në një provincë të Belgjikës, Wemmel, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Duka është i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiagi Malo, në vitin 2019 në Tiranë.
Kujtojmë që klani i tij ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajn. Ai madje kishte tentuar të eliminonte “mbretin e lojërave të fatit”, por dështoi.
Si hakmarrje ai ekzekutoi Malkon, një mik i afërt i Martinajt, i cili ishte i pranishëm edhe kur ndodhi masakra e ish-Bllokut.
“Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia për arrestimin e Dukës. /albeu.com