U arrestua për shkelje të barazisë në tendera, lirohet ish-nënkryetari e bashkisë Lushnjë

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi është liruar nga burgu.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

Gentin Nushi u arrestua së bashku me kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe Drejtorin e Rrokurimeve për abuzime me tenderat.

Nushi u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga shkalla e parë, por këtë dënim e shleu me qëndrimin në qeli gjatë kohës së paraburgimit dhe gjykata urdhëroi lirimin e tij./Albeu.com/.


Shtuar 24.01.2023 12:13