U arrestua për korrupsion, gjykata merr vendimin për prokurorin Edmond Karriqi

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi dhe shoferin Isuf Gega.

Kujtojmë se Karriqi u arrestua më datë 30 qershor në qendër të Kavajës pasi akuzohet për përfshirje në korrupsion.

Kanë qenë përgjimet e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që çuan në pranga prokurorin.

SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2, 000 euro rryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur.

Gjykata gjithashtu ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emirjan Beun dhe Dritan Dedjën./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 10:03