U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një i moshuar me emrin Rrushan Selko, i cili kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka,” tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik madje se ishte familjar dhe i dashur.

“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko.


Shtuar 30.12.2025 22:22