U arrestua dy ditë më parë, Safet Gjici del sot para gjykatës

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u arrestua të enjten me urdhër të SPAK, do të dalë sot par Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Ndaj Gjicit rëndon akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videoskandalin e plotë seksual ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma K., dilte në pah biseda e tij me të, për një tender për sterilizimin e qenve.

Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij. Pas arrestimit të Safet Gjicit, është lënë në “Arrest Shtëpie” gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.


Shtuar 26.06.2023 08:24