Voltan Xhani i njohur si personi që organizoi vrasjen e Elis Rroshkodollit një vit më parë në Shkodër do të hetohet nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani.
Xhani u arrestua gjatë operacionit “Enigma” në Gjirin e Lalzit teksa drekonte me Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë.
Aktualisht, dy personat e arrestuar janë Xhulio Malo dhe së fundi Voltan Xhani. Ndërsa dy personat e tjerë që vijojnë të jenë në kërkim janë më inicialet J.Xh dhe D.M.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.
2.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 05.06.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.