U arrestua dje në Kosovë, gjykata në Ferizaj jep vendimin për Gëzim Çelën

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për caktimin e masës së sigurisë 40 ditë paraburgim për Gëzim Çelën.

Ky i fundit, i njohur ndryshe si baroni i dogës në Fushë Kuqe, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Çela arriti të arratisej në në 9 tetor të këtij viti, në kohën kur u bë arrestimi i mikut të tij Dritan Metaj, i cili mante pozicionin e shefit të Komisariatit të Kurbinit.

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë është arrestuar në Kosovë.

Pjesë e grupit kriminal të “baronit” të drogës, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, lë në burg ish-shefin e komisariatit të Kurbinit

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.