U ankua PD, Celibashi për bonusin e pensionistëve: Nuk ka shkelje të ligjit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi rrëzoi sot ankesën e Partisë Demokratike, e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, në lidhje me bonusin e pensionistëve.

Partia Demokratike kërkoi që bonusi të ndalohej, pasi sipas saj, ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit.

“Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, ishte thirrja e PD-së në KQZ.

Por mazhoranca e mohoi, duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë.

“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi zyrtar i qeverisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndau të njëjtin mendim, pas analizimit të çështjes.

“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.


Shtuar 8.04.2025 19:08

Tags: ,