U akuzua për shkelje të barazisë në tenderin me vlerë rreth 2.2 milionë euro, SPAK kërkon pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Kujtojmë se ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në qershor 2025 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Të lidhura

None found

Akuza ka të bëjë me tenderin me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë rreth 2.2 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.


Shtuar 11.04.2026 13:00