U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar, ka humbur jetën ditën e sotme.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një këmbësor rreth 60-vjeç u përplas rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, nga një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29-vjeç.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ndërroi jetë pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 3.08.2025 11:27